Qeni shkel mbi armë, plagos rëndë pronaren

Publikuar tek: bota, më 17:53 08-10-2019 Qeni shkel mbi armë, plagos rëndë pronaren Foto: Oklahoma News 4

Një grua në SHBA është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga qeni i saj.

Incidenti ndodhi teksa 44-vjeçarja Tina Springer nga Oklahoma ndodhej në makinë me qenin e saj 7-muajsh, një labrador i verdhë me emrin Molly.

Sipas dëshmisë ajo kishte në makinë edhe një armë zjarri tip pistoletë, që në atë moment ishte me plumb në grykë. Teksa Springler ndaloi makinën pranë shinave, Molly u tremb nga zhurma e trenit dhe nisi të kërcente në ulëset e makinës. Në këtë moment qeni shkeli me njërën këmbë armën e zjarrit duke bërë që të shkrepet, raporton NBC News.

Plumbi e zuri në këmbë 44-vjeçaren e cila thirri për ndihmë. Mjekët në spital thanë se ajo do t’i nënshtrohet operacionit por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E ndërsa qeni u rikthye në banesë, policia tha se në makinë gjeti tre gëzhoja, megjithëse e kanë të paqartë nëse të treja janë nga i njëjti incident.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012341976165771
array(1) { ["section"]=> string(48) "qeni-shkel-mbi-arme-plagos-rende-pronaren-181277" }