Karaburuni duket se është kthyer në makthin e trafikantëve të lëndëve narkotike, që duan ta çojnë drejt Italisë.
Në vijim të operacionit të 8 shkurtit, ku në zonën e Gjirit të Bristanit në Karaburun u gjetën 204 kg lëndë narkotike, ditën e sotme vazhdoi operacioni i përbashkët i Drejtorisë së Kufirit të Vlorës, Delta Forcë, Drejtoria e Policisë Vlorë dhe Guardia di Financës.
Ditën e sotme u bë e mundur gjetja e një sasie lënde narkotike prej 50 kilogramësh në zonën e Bristanit.
Në operacionin e sotëm është ushtruar kontroll edhe me qentë antidrogë, të cilët kanë bërë të mundur gjetjen e lëndës narkotike në një zonë të vështirë për shkak të terrenit.
Operacioni do të vazhdojë edhe gjatë natës dhe në ditët në vazhdim, raportohet nga policia.
Zona përreth Karaburunit mbahet e mbikqyrur nga deti dhe toka me forca të shumta policore duke përdorur edhe mjete speciale optike vëzhgimi për ditën dhe natën.