Qentë preferojnë t'i kryejnë nevojat personale në harmoni me fushën magnetike të Tokës

Publikuar tek: bota, më 19:32 01-06-2016 Qentë preferojnë t'i kryejnë nevojat personale në harmoni me fushën magnetike të Tokës

Qentë duket se ndërmarrin një ritual të mistershëm përpara se të kryejnë nevojat e tyre personale buzë trotuarit. Nuk është e pazakontë për një pronar qeni të ketë vënë re që përpara se të kryejë nevojat, qeni i tyre nuhat disa herë, vërtitet dhe rrotullohet derisa gjen pozicionin e duhur për të bërë gjënë më të parëndësishme.

Por ajo që dëshmojnë pronarët e tyre është një lidhje e mistershme midis species dhe natyrës. Një ekip studiuesish nga Çekia dhe Gjermania zbuloi se qentë harmonizohen me fushën magnetike të tokës përara se të kryejnë nevojat personale.

Për ta provuar këtë ata studiuan për rreth dy vite 70 qenë të 37 racave të ndryshme, 1.893 jashtëqitje dhe 5,582 urinime. Ata gjetën se qentë preferojnë ta drejtojnë trupin e tyre përgjatë aksit Veri-Jug, në kushtet e një fushe magnetike të qetë.

Por edhe pse mund të pyesni se pse qentë preferojnë ta bëjnë këtë gjë, as vetë shkencëtarët nuk kanë një përgjigje të saktë.

Është ende enigmatike nëse qentë e bëjnë këtë veprim me vetëdije, përshembull nëse fusha magnetike perceprohet nga shqisat e tyre. Sipas shkencëtarëve, qentë jo vetëm që preferojnë drejtimin Veri-Jug por mundohen të shmangin me çdo kusht drejtimin Lindje-Perëndim.

Ky nuk është shembulli i vetëm që kafshët ndjejnë fushën magnetike të Tokës. Zogjtë, breshkat dhe peshqit përdorin udhëzimet magnetike për të shtegëtuar. Por kjo është hera e parë që ndjeshmëria ndaj fushës magnetike dallohet edhe te qentë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të shtëna me armë në Universitetin e Kalifornisë, të paktën dy viktima
Rezoluta e Bundestagut për genocidin armen, Erdogan kërcënon Gjermaninë »
Article Logic
Execution time: 0.011193990707397
array(1) { ["section"]=> string(92) "qente-preferojne-t-i-kryejne-nevojat-personale-ne-harmoni-me-fushen-magnetike-te-tokes-42156" }