‘Qepe gojën’, Shoqëruesi i Metës kërcënon të prekurin nga tërmeti’, reagon Presidenca: Turp për këtë gazetari të mjerë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:30 01-12-2019 ‘Qepe gojën’, Shoqëruesi i Metës kërcënon të prekurin nga tërmeti’, reagon Presidenca: Turp për këtë gazetari të mjerë (VIDEO)

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me një lajm që qarkullon në media, ku një banor i prekur nga tërmeti pretendon se shoqëruesi i kreut të shtetit i ka kërkuar të mos flasë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Blushi ka hedhur poshtë këto pretendime dhe ka sqaruar çdo shqetësim i tyre është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit.

Ai e quan gazetarinë në Shqipëri një turp.

Kujtojmë që ditën e sotme Meta bashkë me shoqëruesin e tij kanë vizituar disa banesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në fshatin Shkafanë të Durrësit.

Gjatë kësaj kohe, ata kanë takuar  nga afër banorë të shumtë të prekur nga kjo tragjedi.

Statusi i plotë:

Keqardhje për dizinformacionet dhe gazetarinë e mjerrë të portalit të M.B-së.

Asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor.

Çdo shqetësim i drejtë i tyre është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit.

Ankesa e banorit në Shkafane për sjelljen arrogante të Kryeplakut të fshatit i është raportuar autoriteteve përkatëse për verifikim dhe marrje masash.

TURP, TURP, TURP për këtë gazetari të mjerrë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077500343322754
array(1) { ["section"]=> string(125) "qepe-gojen-shoqeruesi-i-metes-kercenon-te-prekurin-nga-termeti-reagon-presidenca-turp-per-kete-gazetari-te-mjere-video-188020" }