Lori Hoxha po që di të tërheqë vëmendje.
Jemi mësuar gjithmonë ta shohim në makina luksoze dhe në vende të bukura duke pushuar. Por sot jo! Blogerja e famshme ka vendosur të kalojë një fundjavë ndryshe, madje ka publikuar dhe foto, në “sektorin e preshit”, ashtu se ajo vetë e quan vendin ku ndodhet.
E veshur sportive dhe plot stil, bukuroshja shihet në një pikë shitjesh perimesh. Ajo nuk ka nguruar të publikojë foto në Instagram, ku shkruan: Thjesht një e dielë e zakonshme në “sektorin e preshit".