'Qershori është jetë a vdekje për negociatat', LSI: jemi të gatshëm për çdo sakrificë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 22-01-2019 'Qershori është jetë a vdekje për negociatat', LSI: jemi të gatshëm për çdo sakrificë

Deputetja e LSI-se, Klajda Gjosha ka komentuar deklaratën e ambasadorit të BE, Luigi Soreca lidhur me reformat për integrimin e Shqipërisë në BE.

Gjosha theksoi se qershori është jetë a vdekje për një proces jetik, siç është procesi i integrimit europian.

'Qershori është jetë a vdekje për një proces jetik siç është procesi i integrimit europian. LSI është e gatshme të bëjë çdo sakrificë për të çuar përpara këtë aspiratë të çdo qytetari shqiptar. Sfidat që kemi para kërkojnë përgjegjshmëri të lartë politike', tha Gjosha.

Deklarata e plotë e Klajda Gjoshës:

 Jam sot këtu në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për një çështje madhore, prioritetin e çdo prioriteti që është procesi i integrimit evropian të Shqipërisë.

Duke marrë shkas nga deklaratat e komisionerit Hahn, si dhe nga mesazhett e rëndësishme të dhëna sot gjatë ceremonisë së Presidencës rumune nga ambasadori i delegacionit evropian në Shqipëri, Z. Soreça për dialog konstruktiv mes partive për reformat kyçe, dëshiroj ti bëj thirrje të gjitha palëve politike, se Shqipëria nuk ka më asnjë moment për humbur për çeljen e bisedimeve për anëtarësim.

Qershori është jetë a vdekje për një proces jetik, siç është procesi i integrimit europian.

Lëvizja Socialiste për Integrim, ashtu siç është shprehur edhe nëpërmjet rezolutës që u miratua në Konventën Kombëtare, është e gatshme të bëjë çdo sakrificë për të çuar përpara këtë aspiratë të çdo shqiptari. Sfidat që kemi përpara nesh, si vazhdimësia e Reformës në Drejtësi me zgjedhjen e Kryeprokurores së Përgjithshme, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ngritjen e SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit, Reforma Zgjedhore dhe eliminimin e shitblerjes së votës, kërkojnë përgjegjshmëri të lartë politike si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë.

Konstatojmë se Kryeministri i Shqipërisë, ka zgjedhur konfliktin në vend të dialogut, ka zgjedhur provokimin në vend të komunikimit dhe interesat dhe prioritet të tjera dhe jo ato evropiane dhe euroatlantike.

Është e qartë për të gjitha shqiptarët që procesi i integrimit europian dhe objektivi madhor i çeljes së negociatave kanë vetëm një pengesë që është Kryeministri, i cili ka zgjedhur në vend të platformave dhe objektivave të integrimit, gjuhën e memeve vulgare.

LSI do vazhdojë me këmbëngulje të pandryshuar të mbështesë vetëm një axhendë, atë të integrimit europian dhe të refuzojë axhenda të tjera të errëta.

Sot është dita që çdo politikan, çdo parti politike qoftë opozitë apo qeveri, të dalë mbi interesat e ngushta dhe të vërë përpara çdo gjëje të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, të cilat janë të lidhura pazgjidhshmërisht me Europën.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk mbylli lloton, procedohet 53-vjeçari në Elbasan
Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, makina e blinduar del nga rruga »
Article Logic
Execution time: 0.013812065124512
array(1) { ["section"]=> string(88) "qershori-eshte-jete-a-vdekje-per-negociatat-lsi-jemi-te-gatshem-per-cdo-sakrifice-149847" }