Qetësohet situata në aeroportin e Hong Kong-ut, rinisin sot fluturimet

Publikuar tek: bota, më 10:31 14-08-2019 Qetësohet situata në aeroportin e Hong Kong-ut, rinisin sot fluturimet

Aeroporti  i Hong Kong-ut ka rifilluar fluturimet pas një nate kaosi, ku protestuesit u përleshën me policinë.

Qindra fluturime u anuluan të martën pasi protestuesit bllokuan aeroportin, raporton BBC, transmeton Newsbomb.al. 

Ndërsa, mëngjesin e sotëm, fluturimet kanë rinisur, megjithëse disa ende mbetën të vonuara ose të anuluara.

Aeroporti i Hong Kongu-t, një nga më të mëdhenjtë në botë, ka qenë vendi i protestave antiqeveritare të përditshme që nga e premtja e kaluar, por ato ishin kryesisht paqësore.

Ndërsa, të martën, protestuesit bllokuan udhëtarët të hynin në fluturime, duke përdorur karroca bagazhesh për të ngritur barriera.

Disa protestues mbanin pankarta duke u kërkuar falje udhëtarëve për bezdisjen e shkaktuar nga demonstratat e tyre.

kaakakkakaka.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073270797729492
array(1) { ["section"]=> string(76) "qetesohet-situata-ne-aeroportin-e-hong-kong-ut-rinisin-sot-fluturimet-175288" }