‘Qetësohu Gjenerali nën poture’, Presidenca i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Lleshajt: Gënjeshtar që donte të hynte me kamuflazh në zyrën e ministrit

Publikuar tek: politike, më 20:48 19-02-2020 ‘Qetësohu Gjenerali nën poture’, Presidenca i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Lleshajt: Gënjeshtar që donte të hynte me kamuflazh në zyrën e ministrit FotoMontazh: Ilir Meta - Sander Lleshaj

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi përmes një reagimi të fundit, sulmon ashpër ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Duke e quajtur ‘Gjenerali nën poture’, Blushi shtron pyetjen se si mund të mbrohet Kushtetuta nga një gënjeshtar që donte të hynte në zyrën e ministrit me kamuflazh.

‘Asnjë sekondë për të humbur me ‘Gjeneralin’ nën poture.

Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit?

Qetësohu ‘Gjenerali’ nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!’, shkruan zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.

Kujtojmë se pak minuta më parë, vetë ministri Lleshaj reagoi për thirrjen e Metës për tubim antiqeveritar në 2 mars, duke e quajtur deklaratën e Presidentit ‘çrregullim të skajshëm’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018501043319702
array(1) { ["section"]=> string(148) "qetesohu-gjenerali-nen-poture-presidenca-i-pergjigjet-flake-per-flake-lleshajt-genjeshtar-qe-donte-te-hynte-me-kamuflazh-ne-zyren-e-ministrit-195790" }