‘Qeveri e paaftë’, Arta DADE sulmon Ramën dhe tregon se kë dëshiron si kryeministër

Publikuar tek: politike, më 17:13 19-10-2019 ‘Qeveri e paaftë’, Arta DADE sulmon Ramën dhe tregon se kë dëshiron si kryeministër Arta Dade

Ish-deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade beson se vendi ende nuk mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme për shkak të kaosit politik të krijuar.

Në ‘’Kjo Javë’’, Dade renditi një sërë kritikash ndaj kryeministrit Rama si dhe parlamentit, i cili nuk vepron si organ monitorues i qeverisë.  Sipas saj Rama ka dështuar të qeverisë vendin.

‘’Rama ka dështuar ta drejtojë këtë vend. Unë jam e shqetësuar për një gjë: konfliktualiteti e ka mbajtur peng këtë vend. Ende nuk jemi gati për zgjedhje të parakohshme. Ka një zvarritje të reformës zgjedhore. Raporti i OSBE-ODIHR-it ishte shqetësues, tregoi se jemi larg kritereve të Kopenhagenit, nuk dimë ende si të mbajmë një proçes zgjedhor. Jemi larg një vendi që synon të anëtarësojë në BE. Shqipëria ka degraduar në vitet e fundti. Kemi një parlament të cungur me një mazhorancë që është kthyer në instrument të kryeministrit. Parlamenti duhet ta monitorojë parlamentin sa dhe si është vepruar. Këtu i them Taulant Ballës, jemi bërë diktaturë. Nuk e di ku e jep ekzektuvi llogarinë, duhet ta japë në parlament’’, deklaroi Dade.

Për sa i përket zëvendësimit të mundshëm të Ramës në postin e kryeministrit, Arta Dade beson se kjo tashmë është e pamundur për shkak  të largimit të zërave kritike nga PS-ja. Ajo nuk e fshehu dëshirën që në krye të qeverisë të caktohej një teknokrat, por që pranon parimet themelore të së majtës.

‘’Partia Socialiste i ka të gjitha kapacitet, ose i kishte të paktën para 10 muajve, të nxirrte një kryeministër tjetër. Por Rama i ka përzënë, ai ndihet i kërcënuar një numër i madh intelektualësh, por do të doja një ekspert që pranon parimet e socialdemokraicë. Është mëkat që kanë ikur intelektualët. Rama ka difektet dhe gjynahet e veta, pandëshkueshmëria u shtua në 6 vitet e tij. I ka interesuar konfliktualiteti politik. Bëj me faj dhe opozitën, sepse nuk bëjnë detyrën e vet. Largimi i opozitës e ka favorizuar parlamentin. Se Rama mund të dorëhiqej e kam patur si mendim para disa muajsh, por tani gjërat kanë degraduar. Kam kërkuar që Rama të japë dorëheqjen, kam kërkuar që PS-ja të bëjë ndryshim për Shqipërinë. Nuk është sakrilegj që kryeministri ka dhënë dorëheqjen kur sheh që vendi po rrëshqet. Nuk besoj se Rama do të japë dorëheqjen qeveria nuk mund të thellojë reformat. Është nga qeveritë më të paafta. Vendi nuk po drejtohet fare’’, përfundoi Arta Dade.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024110078811646
array(1) { ["section"]=> string(87) "qeveri-e-paafte-arta-dade-sulmon-ramen-dhe-tregon-se-ke-deshiron-si-kryeminister-182715" }