‘Qeveri halabakësh’, Petrit Vasili: LSI në nivele të mira në sondazhe, koalicioni opozitar dukshëm fitues

Publikuar tek: politike, më 18:59 16-09-2020 ‘Qeveri halabakësh’, Petrit Vasili: LSI në nivele të mira në sondazhe, koalicioni opozitar dukshëm fitues Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është shprehur se Lëvizja Socialiste për integrim ka rezultate shumë të mira në sondazhe, ndërsa e cilësoi qeverinë e Ramës si “qeveri halabakësh”.

“Sondazhet e brendshme për meritë të LSI-së dhe dhe për meritë të Edi Ramës janë në nivele shumë të mira. Këtu kemi të bëjmë me një qeverisje halabakësh. LSI duhet të vazhdojë pa lëkundur në ato që kanë qenë targetet e veta. Siç janë të rinjtë dhe gratë. Bindja e jonë, nuk janë kuotat gjinore, por krijimi i hapësirave. Kemi një masë të madhe njerëzish që janë lënë jashtë vendimarrjes dhe qeverisje.”- tha Vasili në Fax Neës.

Ai shtoi se koalicioni opozitar është dukshëm favorit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërkohë që akuzoon Partinë Socialiste se ka bërë përllogaritjet e saj dhe kërkon të ndryshojë rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme.

“PS duke bërë përllogaritje e saj dhe duke parë që koalicioni opozitar është dukshëm fitues, por ndryshon rregullat e lojës dhe kërkon që të hiqen koalicionet. Ndryshimet kushtetuese i bëri në mënyrë të njëanshme PS dhe ai që propozon ndryshimin thotë dhe variantin si do ti kthejë në ligj. Ato kanë propozuar ligjet dhe ne japim opinionet tona. Ato i kanë bërë ndryshimet. Kjo është një sjellje tipike ku arroganca, hajdutëria dhe padija bëhen bashkë”, u shpreh ai.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama për Euronews: Çështja e Detit zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare, shmangim kurthet e politikës vendore
»
Article Logic
Execution time: 0.011991024017334
array(1) { ["section"]=> string(107) "qeveri-halabakesh-petrit-vasili-lsi-ne-nivele-te-mira-ne-sondazhe-koalicioni-opozitar-dukshem-fitues-220612" }