‘Qeveri teknike para zgjedhjeve’, Ambasadori i OSBE bën thirrje: Kjo është një zgjidhje... Të ndahet krimi nga politika

Publikuar tek: aktualitet, më 14:09 27-02-2020 ‘Qeveri teknike para zgjedhjeve’, Ambasadori i OSBE bën thirrje: Kjo është një zgjidhje... Të ndahet krimi nga politika Ambasadori

Ambasadori Brend Borchardt, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri ka folur për situatën politikë në të cilën gjendet vendi ynë.

Borchard ka deklaruar se një qeveri teknike para zgjedhjeve është një zgjidhje e mundshme. Ndërkaq ambasadori ka shtuar se duhet të bëhet një ndarje midis politikës dhe krimit, duke theksuar se është e rëndësishme që kandidatët të jenë të pastër kështu njerëzit mund të kenë besim tek ata.

"Ky nuk është një rekomandim i ardhur nga OSBE/ODIR megjithatë një qeveri teknike për para zgjedhjeve do ishte në parim një zgjidhje e mundshme. Kemi shembullin e Maqedonisë së Veriut me kushte specifike dhe atë të Greqisë. Pra është gjë e mundur por vendimet i merr politika Shqiptare dhe ne nuk japim opinione as pro e as kundër.

Së pari hapi më i mirë për të rikthyer besimin tek kandidatët do ishte që partitë të paraqesin kadidatë të pastër. Ligji i ashtu quajtur i dekriminalizimit  u lejon partive që të kontrollojnë kandidatët përmes prokurorisë shumë përpara zgjedhjeve.

Sa më të forta të jenë partitë në sistemin zgjedhorë aq më i fortë është roli i tyre në politikë. Unë personalisht simpatizoj një sistem që krijon një lidhje të fortë midis kandidatit dhe elektoratit të tij. Listat e hapura mund të jenë një opsion i tillë", tha Ambasadori Borchardt në një intervistë për 'News 24'.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069448947906494
array(1) { ["section"]=> string(119) "qeveri-teknike-para-zgjedhjeve-ambasadori-i-osbe-ben-thirrje-kjo-eshte-nje-zgjidhje-te-ndahet-krimi-nga-politika-196637" }