Zyrtari i lartë, Knut Fleckenstein raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka zbarkuar sot në Tiranë ku do të takohet me krerët e shtetit shqiptar.
Ndërkohë vetëm pak më parë është zbardhur axhenda e eurodeputetit ku gjatë vizitës së tij do të takojë kryeministrin, Edi Rama, kreun e Kuvendit, Ilir Meta, ministren e Integrimit, Klajda Gjosha dhe në drekë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Axhenda:
10:45 Fleckenstein takon kryeministrin Rama
11: 45 takim me kreun e Kuvendit, Meta
15: 45 takim me ministren e Integrimit, Gjosha
Dhe në drekë do të takojë kreun e opozitës Basha.
Mësohet se në qendër të këtyre takimeve do të jetë situata politike në vend dhe kërkesa e vazhdueshme e kreut të opozitës për qeveri teknike.
“I lumtur që kthehem në Shqipëri. Axhendë e ngarkuar dhe bisedime serioze”, shkruan zyrtari i lartë i PE që po ndjek me interes situatën politike në Shqipëri.
Kujtojmë se ditën e djeshme eurodeputeti deklaroi se zgjedhjet e qershorit janë moment kyç për hapjen e bisedimeve dhe se sipas tij, opozita e ka gjithmonë një frikë të tillë para zgjedhjeve, ndaj ka shprehur domosdoshmërinë për të takuar përfaqësues të saj këto ditë në Tiranë.