‘Qeveria anulon kontratën e rrugës Milot-Balldren’, Shehaj: Ishte mashtrim, PD e paralajmëroi 6 muaj më parë

Publikuar tek: politike, më 21:49 07-12-2019 ‘Qeveria anulon kontratën e rrugës Milot-Balldren’, Shehaj: Ishte mashtrim, PD e paralajmëroi 6 muaj më parë Ish-deputeti i PD Agron Shehaj

Ish-deputeti i PD Agron Shehaj thotë se Qeveria ka anuluar kontratën e rrugës Milot-Balldren pasi kontrata kishte pasaktësi të mëdha financiare, si dhe kompania kontraktore nuk kishte kapitalin e duhur.

Shehaj shkruan se kontrata koncesionare për Milot-Balldren ishte mashtrim dhe PD sipas tij, e ka paralajmëruar 6 muaj më parë pasi firma ANK që lishte fituar tenderin kishte kapital vetëm 4 milionë euro, ndërsa mori përsipër të paguante 52 milionë euro.

“Qe ne ate kohe denoncuam se Milot-Balldren ishte nje kontratë mashtruese, ku kompania ANK merrte përsipër të paguante 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ne bilanc kishte gjithsej vetëm 4 milionë euro kapital.

Qe ne fillim thame se e gjithe skema financiare e kontrates ishte nje mashtrim i madh, i ngritur per te tentuar nje afere gjigande korrupsioni. Por sot farmiresisht kjo mega afere ka deshtuar. Sepse edhe bankat e pane qarte qe kontrata e koncesionit kishte pasaktesi dhe tregues te falsifikuar financiar”, ka shkruar ndër të tjera Agron Shehaj.

POSTIMI I PLOTË I ISH-DEPUTETIT:

Mashtrimi i paralajmeruar i Milot-Balldrene

Qeveria pranoi nje dite me pare se kompania koncesionare e rruges Milot-Balldrene nuk i plotesoi kushtet e kontrates koncesionare, pasi arriti te siguroje parate per ta ndertuar rrugen.

Ky eshte nje mashtrim qe Partia Demokratike e ka paralajmeruar me shume se 6 muaj me pare, qe kur Ministria e Infrastruktures e dorezoi per miratim ne Kuvend kontraten se bashku me shtojcat financiare.

Qe ne ate kohe denoncuam se Milot-Balldren ishte nje kontratë mashtruese, ku kompania ANK merrte përsipër të paguante 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ne bilanc kishte gjithsej vetëm 4 milionë euro kapital.

Qe ne fillim thame se e gjithe skema financiare e kontrates ishte nje mashtrim i madh, i ngritur per te tentuar nje afere gjigande korrupsioni. Por sot farmiresisht kjo mega afere ka deshtuar. Sepse edhe bankat e pane qarte qe kontrata e koncesionit kishte pasaktesi dhe tregues te falsifikuar financiar.

Kjo eshte arsyeja se pse kontrata korruptive me vlere 360 milione euro u zhbe, per fatin e mire te te gjithe qytetareve shqiptare. Nuk e anulloi qeveria por denoncimet e opozites dhe distancimi i bankave nga skemat mashtruese te korrupsionit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02831506729126
array(1) { ["section"]=> string(110) "qeveria-anulon-kontraten-e-rruges-milot-balldren-shehaj-ishte-mashtrim-pd-e-paralajmeroi-6-muaj-me-pare-188727" }