'Qeveria anulon prokurimet publike’, vjen përgjigjia e Ramës: Këngë e përsëritur e Bashës për të ngatërruar mendjet e njerëzve... E neveris

Publikuar tek: politike, më 15:31 01-04-2020 'Qeveria anulon prokurimet publike’, vjen përgjigjia e Ramës: Këngë e përsëritur e Bashës për të ngatërruar mendjet e njerëzve... E neveris

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet akuzave të kreu demokrat Lulzim Basha i cili gjatë një konference “online” me gazetarët deklaroi se sot qeveria ka njoftuar përmes APP anulimin e prokurorimeve që nuk lidhet me emergjencën e COVID-19, kërkesë kjo e përsëritur disa here prej opozitës në kushtet ku ndodhet vendi.

Rama përmes ironisë ka deklaruar se nuk ka kohë për të humbur duke u përgjigjur për të njëjtat gjëra që sipas tij janë një këngë e pambarimtë e Bashës për të cilin thotë se nuk di asgjë tjetër përveçse të përsërisë këngën e vetë.

Sipas tij këto deklarata të Bashës të cilat ai i quan ‘këngë’ janë për të ngatërruar mendjet e njerëzve në këtë kohë të vështirë prej Covid-19 dhe një gjë të tillë kryeminstri shprehet se e neverit.

“Nuk i përgjigjem fare sepse nuk kam kohë për të humbur duke u përgjigjur gjithmonë për të njëjtat gjëra që janë kënga e pambarimte e atij  që nuk di asgjë tjetër përveçse të përsërisë këngën e vetë.

Është një këngë e krijuar për të ngatërruar mendjen e njerëzve dhe ëprt ë krijuar në shpiritn e njerëzve idene që ndërkohë që ata vujajnë ne merremi me para që shjkojnë në drejtime të paditura. Është një këngë që e neveris dhe skam ça përgjigje ti jap sepse unë këtu flas vetëm me të vërteta dhe me besimin tim që ta fitojmë këtë luftë me sa më pak viktima. Të gjithë ata pa përjashtim sepse jeta e njerëzve është e rëndësishme”, tha Rama.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094089508056641
array(1) { ["section"]=> string(139) "qeveria-anulon-prokurimet-publike-vjen-pergjigjia-e-rames-kenge-e-perseritur-e-bashes-per-te-ngaterruar-mendjet-e-njerezve-e-neveris-200934" }