Qeveria britanike në krizë, dorëhiqet një tjetër ministër përpara se kryeministri i ri të marrë detyrën

Publikuar tek: bota, më 13:17 22-07-2019 Qeveria britanike në krizë, dorëhiqet një tjetër ministër përpara se kryeministri i ri të marrë detyrën

Një ministër në britaninë e Madhe dha dorëheqjen të hënën, dorëheqja e fundit deri tani përpara se Boris Johnson, të marrë detyrën e kryeministrit të UK pas dorëheqjes së Theresa May.

Johson ka premtuar se do të nxjerrë Britaninë nga BE me apo pa marrëveshje me Evropën nën sloganin “Do or die”, “beje ose vdis”. Dorëheqja e Alan Duncan tregon për qëndrimin e konservativëve kundër Brexit pa marrëveshje që në fakt për shumë biznese është konsideruar si katastrofik. Dorëheqja e tij vjen pas asaj të Margot james që iku nga ministria e kulturës javën e kaluar, duke e përshruar thjesht “e pabesueshme” premtimin e Johnson për të lënë Bashkimin Evropian deri në 31 tetor, pavarësisht nëse do të ketë ose jo marrëveshje. Organizata të biznesit që tradicionalisht janë aleate të partisë Konservatore kanë përsëritur vazhdimisht shqetësimin për këtë skenar.

Të dielën, ministry i financave Philip Hammond deklaroi se mund të dorëhiqej më mirë sesa të ngecte te politikat e reja duke premtuar luftë me të tjerë partner në parlament për të stopuar këtë masë me BE, që është edhe partneri më I madh tregtar I vendit. Në dorëheqjen e vet Duncan thote: UK ka bërë kaq mirë në botë. Eshtë tragjike se në momentin që ne mund të ishim forcë politike intelektuale dominante në Evropë dhe më gjerë, ne po shpenzojmë cdo ditë të punojmë për retë e zeza të Brexit”.

Ai vë në dukje se ka punuar me dy ministra të jashtëm të ndryshëm, Johnson dhe rivalin e tij për kryeministër Jeremy Hunt. Vendimi për të lënë detyrën është konsideruar surprizë. Duncan nuk ka qenë kritik me Johnson, ish shefin e tij në ministrinë e jashtme. Herët këtë muaj ai e sulmoi Johnson se nuk mbrojti ambasadorin britanik në SHBA pas kritikave për sulmet ndaj administratës Trump. Disa ministra të tjerë pritet të lënë detyrat, ndërkohë që Boris Johnson pritet të bëhet kryeministër të mërkurën. Njeriu që drejtoi fushatën “Leave” (ik) në referendumin e vitit 2016 tashmë do të përballet me negociatat

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020715951919556
array(1) { ["section"]=> string(109) "qeveria-britanike-ne-krize-dorehiqet-nje-tjeter-minister-perpara-se-kryeministri-i-ri-te-marre-detyren-172966" }