Qeveria britanike nuk tërheq ambasadorin nga SHBA, Trump akuzon Theresa May: Ajo krijoi rrëmujën me Brexit

Publikuar tek: bota, më 12:08 09-07-2019 Qeveria britanike nuk tërheq ambasadorin nga SHBA, Trump akuzon Theresa May: Ajo krijoi rrëmujën me Brexit

Doëning Street riafirmon mbështetjen e plotë për ambasadorin e Britanisë në SHBA pasi Donald Trump tha se nuk do të punojë më me të.

 

Presidenti i SHBA, u përgjigj pasi u bënë publike disa email të sir Kim Darroch që e kishte konsideruar administratën e tij të paaftë.

Në një seri tëeets, zoti Trump kritikoi Theresa Mayn duke nxjerrë në pah Brexit dhe duke thënë se ajo krijoi një rrëmujë të madhe.

Qeveria britanike konsideroi daljen e email jo të duhurën dhe tha se UK dhe US ndajne një marrëdhënie special.

BBC raporton se Sir Kim, ambassadori UK në SHBA akoma mendon të marrë pjesë në një takim me vajzën e presidentit Ivanka Trump të martën, së bashku me sekretarin e tregtisë së jashtme Liam Fox.

Ndërkohë që në Britani kanë filluar komentet për mënyrën sesi do të vijojnë marrëdhëniet mes SHBA dhe UK.

Javën e kaluar, në median ndërkombëtare u bënë publikë disa email nga ambasadori i UK në SHBA me karakteristika të ndryshme për presidentin Trump dhe administratën e tij. Emailet, përvecse informacioneve, përmbanin edhe përcaktime fyese për presidentin amerikan dhe administratën e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069599151611328
array(1) { ["section"]=> string(111) "qeveria-britanike-nuk-terheq-ambasadorin-nga-shba-trump-akuzon-theresa-may-ajo-krijoi-rremujen-me-brexit-171623" }