Qeveria “del nga shtrati”, dëmet deri tani, miliona euro, tre herë më të mëdha se në Shkodër

Publikuar tek: aktualitet, më 09:37 03-02-2015 Qeveria “del nga shtrati”, dëmet deri tani, miliona euro, tre herë më të mëdha se në Shkodër Lumi Shkumbin

Situata alarmante në jug të vendit nuk ishte parashikuar e tillë nga qeveria shqiptare. Tre ditë pas fillimit të përmbytjeve, pasdite pritet të ngrihet një komitet ministror nën drejtimin e zv.kryeministrit Niko Peleshi.

Vetë kryeministri Edi Rama gjatë mesditës u nis për në Fier, Vlorë e Novoselë, ku situata raportohet shumë problematike. Qeveria kishte menduar gjatë këtyre tre ditëve ta zgjidhte situatën nëpërmjet shtabeve të prefekturave, por gjendja aktuale, e cila është më e rëndë se kaq kërkon një angazhim më të madh.

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar sot Edi Ramën dhe qeverinë e tij për neglizhencë ndaj përmbytjeve të ndodhura në jug të vendit. “Prej disa ditësh banorët e Novoselës, Fierit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Gramshit, Elbasanit, përballen me përmbtyje të papara në dekada, zbardhin natën në terror në terracat e shtëpive të tyre, me kate të para të përmbytura, pa buke dhe ilaçe. Edi Rama qeveria dhe pushtetarët kryesore zhgërryhen në orgjitë e Weekendit sikur nuk ka ndodhur asgjë. Forcat e emergjencës civile, policitë e këtyre qarqeve, janë lënë thuaj të braktisura. U desh reagimi i Fatos Nanos për qëndrimin indiferent dhe absurd të Edi Ramës, që ky i fundit të niset për të vizituar vetëm pas 72 orëve njërën nga zonat më të kërcënuara nga lumi Vjosa, Novoselën. Kësaj i thonë Shqipëria përmbytet Rama dhe qeveria e tij krifet!”, shkruan në profilin e tij në “Facebook”, Berisha.

Ndërkohë, shumë institucione, duke përfshirë Ministrinë e Jashtme, nuk kanë pasur asnjë informacion.

Sekretari i Përgjithshëm mblodhi paradite sekretarët e përgjithshëm të të gjithë dikastereve për të marrë një vlerësim për situatën në të gjithë vendin.

“Askush nuk e mori seriozisht këtë situatë. Dëmet janë miliona e miliona euro. Gjithë jugu i Shqipërisë është nën ujë. Janë shkatërruar sera dhe shumë dëme në prodhime bujqësore. Vetëm në pularinë në Novoselë dëmet mund të kenë shkuar në 2 milionë euro. Ajo çka po ndodh me situatën e përmbytjeve në jug të vendit këtë vit, është ndoshta tre herë më e madhe se përmbytja që ndodhi në Shkodër tre vite më parë”, ishte konkluzioni i mbledhjes së sekretarëve të përgjithshëm në Këshillin e Ministrave.

E ndërkaq, Ministria e Jashtme, vetëm sot në mesditë u vu në lëvizje për të mbledhur informacion nga ministritë për ta përcjellë në ambasadat tona jashtë e sidomos në Bruksel, ku duhet të kërkohet ndihmë nga komuniteti evropian.

Bagëtitë e mbytura sot në Darzezë të Fierit

Në gjendjen aktuale, Shqipëria do ta ketë të pamundur të dalë nga situate problematike. Pritet pasnesër një mot akoma dhe më i keq dhe përmbytjet sipas parashikimeve do të jenë më të mëdha.

Ndërkohë, që akoma nuk ka një angazhim zyrtar qeveritar për të përcjellë situatën e përmbytjeve në median ndërkombëtare, që edhe qeveritë e vendeve të ndryshme të njihen me atë çka po ndodh në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplaset nga furgoni 50-vjeçari, në gjendje të rëndë
Tiranë-Elbasan, rifillon qarkullimi në orën 16:00 »
Article Logic
Execution time: 0.011794805526733
array(1) { ["section"]=> string(92) "qeveria-del-nga-shtrati-demet-deri-tani-miliona-euro-tre-here-me-te-medha-se-ne-shkoder-2193" }