‘Qeveria dështoi me menaxhimin e situatës së Covid 19’, Gazment Koduzi: Spitali Covid 4 i mbyllur, ishte propagandë e Ramës

Publikuar tek: politike, më 13:37 06-08-2020 ‘Qeveria dështoi me menaxhimin e situatës së Covid 19’, Gazment Koduzi: Spitali Covid 4 i mbyllur, ishte propagandë e Ramës

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, ka shkuar jashtë ambienteve ditën e sotme në spitalin Covid 4.

Ai është shprehur se Covid 4 që u inagurua më 2 qershorë ishte një mashtrim dhe një propagandë.

Ndër të tjera ai tha se shqiptarët kanë kanë nevojë për kujdes shëndetësor më të specializuar dhe më cilësor, por godina Covid 4 qëndron e mbyllur.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Gazment Koduzi:

Qeveria dështoi me menaxhimin e situatës së Covid 19.

Dështoi në marrjen e masave për mospërhaqjen e këtij virusi në popullatë, por aq më tepër në institucionet shëndetësore.

Qeveria dështoi në rritjen e numrit të testimeve dhe në kohën e fundit rriti numrin e tyre tek 500 por pa plotësuar të gjithë nevojat që kanë qytetarët shqiptarë për t’u testuar dhe me këto masa qeveria tregoi që nuk ka një strategji, që e ka lëshuar situatën në rënie të lirë.

Qeveria në vend që sakrificën e njerëzve që bënë gjatë 3 muajve karantinim ta kthente në investim në sistemin shëndetësor për ta përballuar më mirë këtë situatë, qeveria u mor me propagandë, me tendera korruptivë dhe një nga veprat e propagandës së Edi Ramës është prapa meje, ish-Universiteti Kristal, i cili sipas Edi Ramës u kthye në Spitalin Covid 4 më 2 qershor dhe u inaugua me propagandë të madhe por që ishte një mashtrim për shqiptarët.

Sot shqiptarët kanë nevojë për kujdes shëndetësor më të specializuar dhe më cilësor dhe kjo godinë është e mbyllur. Edi Rama nuk i ka dëgjuar këshillat e ekspertëve të Partisë Demokratike apo edhe të pavarur për masat që duhet të marë për të përballuar këtë situatë, por vetëm është tallur me to.

Përgjegjësi kryesor i situatës në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë, është vetëm Edi Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010462045669556
array(1) { ["section"]=> string(125) "qeveria-deshtoi-me-menaxhimin-e-situates-se-covid-19-gazment-koduzi-spitali-covid-4-i-mbyllur-ishte-propagande-e-rames-216277" }