“Qeveria e 3 Q-ve, vajza e re, bjonde, seksi...dhe 50 mijë euro leshi”, Spahiu i thotë “të gjitha”

Publikuar tek: politike, më 11:01 08-11-2015 “Qeveria e 3 Q-ve, vajza e re, bjonde, seksi...dhe 50 mijë euro leshi”, Spahiu i thotë “të gjitha” Kreshnik Spahiu, kreu i AK

Kreu i AK i ka thënë “të gjitha” kundër qeverisë ndërsa shpalosi sot platformën për rrëzimin e saj dhe ofertën për t’u qeverisur nga një program kuqezi alternativash të paprovuara nga elektorati shqiptar, sipas tij. Kreshnik Spahiu tha se modeli i femrës me këtë qeveri është “vajza e re, bjonde dhe seksi”, ndërsa e cilësoi qeverinë Rama si “qeverinë e 3 Q-ve: Qeverisja e qelbësirave që kanë ulur qepenat “, tha Spahiu.

“I thashë një miku: Hajde ta pijmë një kafe. Më tha: Po ku ka kafe? I kanë mbyllur. I thashë: Po mirë hajde ulemi në një suflaqe? Ku ka suflaqe këtu janë arrestuar të gjithë baristët, berberët...

Po kush është rilindja more? A mund të krahasoni Luigj Gurakuqin me Ilir Beqajn?”, pyeti Spahiu të pranishmit. “50 mijë euro leshi”, shtoi kreu i AK duke iu referuar politikanëve të cilët aplikojnë mbjelljen e flokëve.

“Shqipëria s'bëhet nëse 2 milion banorë nuk sigurojnë dot minimumin jetik. Shqipëria s'bëhet nëse burgjet mbushen me mijëra varfanjak se s'paguajnë dot dritat. Shqipëria s'bëhet nëse qeveria dhe instituconet drejtohen nga dashnoret dhe burrat e dashnorëve të deputetëve. Shqipëria s'bëhet nëse kryeministri dhe ministra firmosin nën e efktet e konsumit të kokainës apo drogërave të tjera. Shqipëria s'bëhet nëse kriter për punsimin në shërbimin civil është vetëm të qenit vajzë e re dhe seksi. Shqipëria s'bëhet nëse nuk zbardhen dosjet e bashkëpuntorëve të sigurimit apo shërbimeve secrete. Shqipëria s'bëhet nëse nëse jeta s’ka vlerë dhe nuk e siguron askush. Shqipëria s'bëhet nëse prona nuk kthehet tek i zoti dhe nëse nuk garantohet biznesi dhe familja. Shqipëria s'bëhet nëse jeta politike zgjat e barabartë me jetën biologjike. Shqipëria s'bëhet nëse nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqipëria s'bëhet nëse nuk bashkohemi si një treg 10 milion banorë. Shqipëria s'bëhet nëse çdo kush blen një diplomë apo titull shkencor me 5.000 euro te tregu çam. Shqipëria s'bëhet nëse me këta surretër që s’kanë lënë polici apo burg të europës pa provuar”, tha kreu i Aleancës KuqeZi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05029296875
array(1) { ["section"]=> string(94) "qeveria-e-3-q-ve-vajza-e-re-bjonde-seksi-dhe-50-mije-euro-leshi-spahiu-i-thote-te-gjitha-24942" }