“Qeveria e Besimit”, Meta: Nuk kam ndryshuar qëndrim. Deklarata u keqpërdor, u kërkua arrestimi i politikanëve të caktuar

Publikuar tek: aktualitet, më 18:32 19-04-2017 “Qeveria e Besimit”, Meta: Nuk kam ndryshuar qëndrim. Deklarata u keqpërdor, u kërkua arrestimi i politikanëve të caktuar

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i pyetur nga gazetarët se nuk e ka përmendur më “Qeverinë e Besimit”, shpjegoi se deklarata e tij gati tre javë më parë u keqpërdor.

Meta tha se nuk ka ndryshuar qëndrim se qeveria duhet të ofrojë besim, por deklarata e tij u keqpërdor madje u kërkua arrestimi i politikanëve të caktuar.

Nuk ju dëgjoj më të flisni për qeveri besimi, çfarë ka ndryshuar?

“U bënë tre javë që kam bërë një deklaratë të tillë, dhe ende i qëndroj asaj se qeveria duhet të ofrojë besim. Por për fat të keq deklarata ime u përdor për të shkaktuar debate dhe kërkimin e arrestimit të politikanëve të caktuar. Por askush nuk duhet të presë që LSI të reshtohet me cilindo që kërkon ta çojë këtë krizë në ekstrem”, deklaroi Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020277976989746
array(1) { ["section"]=> string(121) "qeveria-e-besimit-meta-nuk-kam-ndryshuar-qendrim-deklarata-u-keqperdor-u-kerkua-arrestimi-i-politikaneve-te-caktuar-75728" }