Qeveria e Kosovës shfuqizoi reciprocitetin me Serbinë, reagon Vuçiç: Një ide e mirë

Publikuar tek: rajon, më 12:33 06-06-2020 Qeveria e Kosovës shfuqizoi reciprocitetin me Serbinë, reagon Vuçiç: Një ide e mirë Aleksadër Vuçiç

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka cilësuar  vendimin e qeverisë së Kosovës për heqjen e masave të reciprocitetit, si një vendim të mirë.

Vuçiç në një intervistë ka thënë se heqja e të gjitha pengesave tregtare mes Kosovës dhe Serbisë është një ide e mirë.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e bëri këtë sepse donte të thoshte nuk më intereson BE-ja, më intereson vetëm SHBA-ja. Ne nuk jemi në të njëjtin pozicion. Ne mendojmë se Kosova është fëmija i tyre (SHBA-së). Nga ana tjetër, është një ide e mirë për të hequr të gjitha pengesat tregtare midis Prishtinës dhe Beogradit. Unë thjesht dua të theksoj se ne nuk jemi në të njëjtin pozicion.”- tha Vuçiç.

Kujtojmë që qeveria e kaluar e Kosovës me në krye Albin Kurtin hoqi taksën 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe më 1 prill kishte vendosur masën e reciprocitetit ndaj produkteve nga Serbia.

Ky vendim nga SHBA u pa si një pengesë për vazhdimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës.

Ndërkaq, qeveria e re me në krye Avdullah Hotin shfuqëzoi masën e reciprocitetit duke i dhënë kështu përparim dialogut midis dy vendeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0053739547729492
array(1) { ["section"]=> string(88) "qeveria-e-kosoves-shfuqizoi-reciprocitetin-me-serbine-reagon-vucic-nje-ide-e-mire-209265" }