Qeveria e re e Kosovës pritet të votohet sonte pas mesnate

Publikuar tek: rajon, më 13:58 09-09-2017 Qeveria e re e Kosovës pritet të votohet sonte pas mesnate

Pritet të votohet pas mesnate qeveria e re e Kosovës.

Pas përfudimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, i zgjedhuri kryetar, Kadri Veseli ka bërë me dije se seanca e krijimit të qeverisë së re do të mbahet sonte pas mesnate.

 Gjithashtu, deputetët e opozitës kanë paralajmëruar se do të japin mendimin e tyre në Kuvend për Parlamentin e ri. Po ashtu, priten të falasin edhe përfaqësuesit e mazhorancës si dhe i mandatuari për kryeministër të ri,  Ramush Haradinaj.

Në këtë seancë fillimisht do të bëhet konstutuimi i paralamentit i cili ndodhet i bllokuar që pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ndërkohë që Ramush Haradinaj pritet të votohet Kryeministri i ri i vendit me 62 vota. Ndërkohë, që sipas burimeve të deri tanishme, PDK do të ketë 6 ministri, Nisma 3, AAK 4 dhe Lista SPRSKA do të zotërojë 4 ministri. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030310153961182
array(1) { ["section"]=> string(64) "qeveria-e-re-e-kosoves-pritet-te-votohet-sonte-pas-mesnate-91717" }