Qeveria e re e Kosovës, reagojnë Thaçi dhe Haradinaj: Të fillojë nga puna sa më parë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:07 03-02-2020 Qeveria e re e Kosovës, reagojnë Thaçi dhe Haradinaj: Të fillojë nga puna sa më parë Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaci

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar qeverinë e re të votuar sot në Kuvend, duke e ftuar të fillojë punë sa më shpejt, për përmbushjen e premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve.

 

Ai tha se Kosova ka sfida të shumta që e presin, të cilat mund të tejkalohen me punë dhe përkushtim.

Reagimi i plotë i Thaçit:

" E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore. HTH"

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe tashmë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, që e cilëson votimin e qeverisë së re nja lajm të mirë për të gjithë qytetarët.

Edhe pse nuk do të jetë i pranishëm në betimin e kryeministrit të ri, Haradinaj tha se tashmë ka autorizuar ZëvendësKryeministrin e parë Behgjet Pacollin për të bërë dorëzimin e mandatit.

Reagimi i plotë i Haradinaj:

" Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve
Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.
Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin.
Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim - dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar.
Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë.
RH"

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090491771697998
array(1) { ["section"]=> string(89) "qeveria-e-re-e-kosoves-reagojne-thaci-dhe-haradinaj-te-filloje-nga-puna-sa-me-pare-193982" }