Qeveria e re, Klajda Gjosha ka një shqetësim: S’e kisha menduar që s’do përmendej në fjalën e mbajtur sot

Publikuar tek: politike, më 15:07 27-08-2017 Qeveria e re, Klajda Gjosha ka një shqetësim: S’e kisha menduar që s’do përmendej në fjalën e mbajtur sot

Pasi kryeministri Edi Rama ditën e sotme bëri publikë emrat e qeverisë së re në Asamblenë e PS, ish-ministrja e Integrimit Evropian njëkohësisht deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka reaguar duke ngritur një shqetësim.

Gjosha në reagimin e saj shprehet qeveria duhej të niste “me vizionin apo strategjine se si Shqiperia do te shkoje drejt celjes se negociatave për integrimin e vendit në BE”. Ndërsa pyetje që shtron është, “Thua valle nuk eshte me prioritet?. Jam e bindur se Ministria e Integrimit do te atashohet diku ne ndonje cep te qeverise por kurre nuk kisha menduar se as nuk do te permendej ne fjalen e mbajtur sot mbi qeverine e re”, tha Gjosha.

Reagimi i Klajda Gjoshës:

Mendova se sot qeveria e re do te niste me prioritetin madhor te Shqiperise dhe shqiptareve qe eshte integrimi europian i vendit, me vizionin apo strategjine se si Shqiperia do te shkoje drejt celjes se negociatave. 
Integrimi nuk eshte shpallja me zhurme e qeverise se re dhe as mbledhjet e Asambleve te partive politike, perkundrazi eshte nje mori kriteresh, nje koordinim i pafundem procesesh e mbi te gjitha eshte seriozitet dhe respekt per institucionet dhe funksionimin e tyre.
Jam e bindur se Ministria e Integrimit do te atashohet diku ne ndonje cep te qeverise por kurre nuk kisha menduar se as nuk do te permendej ne fjalen e mbajtur sot mbi qeverine e re! Thua valle nuk eshte me prioritet? Uroj te jem gabim per sa kohe kemi femije qe rrisim ne Shqiperi dhe ku e vetmja shprese per nje shtet funksional eshte pikerisht ky proces historik i vendit!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069968700408936
array(1) { ["section"]=> string(109) "qeveria-e-re-klajda-gjosha-ka-nje-shqetesim-s-e-kisha-menduar-qe-s-do-permendej-ne-fjalen-e-mbajtur-sot-90331" }