Qeveria e re në Kosovë/ AKR e Pacollit pranë koalicionit me Kurtin, NISMA kalon në opozitë

Publikuar tek: rajon, më 20:05 16-11-2019 Qeveria e re në Kosovë/ AKR e Pacollit pranë koalicionit me Kurtin, NISMA kalon në opozitë Kreu i AKR-se Behgjet Pacolli dhe kreu i Vetevendosjes, Albin Kurti

Zyrtarë të partisë Aleanca për Kosovën e Re (AKR), kanë deklaruar se janë të hapur për bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje për tu bërë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Anëtari i AKR-së, Islam Pacolli, në një prononcim për një media kosovare, ka treguar se pas certifikimit zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve, AKR është e hapur bisedime me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Kurti më parë e kishte akuzuar shpesh kreun e AKR-së Pacollin si një parti patericë dhe interasash, por kishte ndryshuar qëndrim për Pacollin në prag të zgjedhjeve të 2017-tës. Gjatë asaj kohe ishin bërë edhe plane për një koalicion parazgjedhor.

Pas konfirmimit nga KQZ dhe Gjykata Supreme se Pacolli do të ketë dy deputetë në Parlament, ja rishikuar mundësitë për një bashkëpunim Vetëvendosje-AKR.

‘Në momentin që certifikohen zgjedhjet çdo bisedim me Vetëvendosjen është i mirëseardhur. Vijat e kuqe nuk duhen të përdoren dhe AKR-ja nuk ka pasë mosmarrëveshje me askënd dhe është e hapur me të gjitha partitë dhe e ka dëshmuar deri më tash’, është shprehur Pacolli.

Zyrtarë të Vetëvendosjes janë shprehur se mund të shkohet në zgjedhje të reja sërish pasi nuk mund të bëjnë koalicion me NISMA-n apo PDK-në.

Koalicionit të paralajmëruar Vetëvendosje-LDK i duhen vetëm katër vota për të ndërtuar Qeverinë, të cilat mund të sigurohen nga pakicat jo serbe por edhe nga AKR-ja e Pacollit.

Formimit të qeverisë së ardhshme do t’i paraprijë votimi në Kuvendin e Kosovës nga shumica e thjeshtë prej 61 deputetëve.

Nëse VV e LDK arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë, në Kuvend së bashku do të kenë 57 deputetë (29 deputetë VV dhe 28 LDK).

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar të rinumërojë 1407 vendvotime nga vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Deri më tani janë numëruar 300 vendvotime dhe ky proces po pritet të përfundojë javën e ardhshme. Pas rinumërimit, nëse nuk ka ankesa në PZAP, KQZ-ja do të certifikojë zgjedhjet e mbajtura më gjashtë tetor.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076999664306641
array(1) { ["section"]=> string(95) "qeveria-e-re-ne-kosove-akr-e-pacollit-prane-koalicionit-me-kurtin-nisma-kalon-ne-opozite-186128" }