Qeveria e re në Kosovë, Vetëvendosja propozon Veton Surroin në Ministrinë e Jashtme

Publikuar tek: rajon, më 19:44 09-11-2019 Qeveria e re në Kosovë, Vetëvendosja propozon Veton Surroin në Ministrinë e Jashtme Kreu i Vetevendosjes, Albin Kurti dhe intelektuali Veton Surroi

Pas fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje është në negociata për krijimin e një koalicioni qeverisës me LDK-në e cila doli partia e dytë më e votuar në Kosovë.

Partia e Albin Kurtit ka bërë me dije se numri i ministrive do të zvogëlohet në 12 nga 21 që kanë qenë gjatë qeverive paraardhëse. Ndër të tjera mësohet se Lëvizja Vetëvendosje ka nisur përpjekjet për ta bërë intelektualin e njohur Veton Surroin si Ministër të Jashtëm.

Gazeta Express nëpërmjet burimeve të saj brenda selisë së Vetëvendosjes ka mësuar se po bëhen përpjekje që ish kreu i partisë ORA dhe pronari i grupit mediatik KOHA, Veton Surroi, mund të bëhet shefi i diplomacisë kosovare.

Surroi ka patur një afërsi me Vetëvendosjen që në momentin kur kishte dështuar të kalonte pragun zgjedhor në garën elektorale të vitit 2007.

Në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit, Surroi doli hapur publikisht në mbështetje të fitores së partive opozitare, Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Gjatë bllokadës kushtetuese në vitin 2011, ku Gjykata Kushtetuese e kryesuar nga Enver Hasani rrëzoi dy ish-presidentët Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli, themeluesi i ‘Koha Ditore’ dhe grupit mediatik ‘KOHA’, u përfol edhe si President i vendit, por ky post më pas u rezervua për Atifete Jahjagën.

Ish-zyrtarët e ish partisë së Veton Surroit, ORA, prej kohësh kanë shkuar në partitë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe në Vetëvendosje, duke marrë edhe pozita udhëheqëse në këto parti.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë nisur të kërkojnë emra për Ministra edhe jashtë partive të tyre për të ndërtuar një Qeveri sa më kredibile. Përpos në diplomaci, Albin Kurti dhe Isa Mustafa po kërkojnë emra të pakompremetuar për t’i vënë në krye të dikastereve qeveritare.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti për herë të parë dolën të parët në zgjedhje duke fituar 32 deputetë ndërsa LDK doli forcë e dytë me 29 mandate në Parlament.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073981285095215
array(1) { ["section"]=> string(89) "qeveria-e-re-ne-kosove-vetevendosja-propozon-veton-surroin-ne-ministrine-e-jashtme-185306" }