Qeveria e re, raportuesja për Kosovën e shqetësuar: Presion ndaj deputetëve! Ka sinjale të këqija që... (E PLOTË)

Publikuar tek: rajon, më 09:23 04-06-2020 Qeveria e re, raportuesja për Kosovën e shqetësuar: Presion ndaj deputetëve! Ka sinjale të këqija që... (E PLOTË) Hoti

Dje u miratua qeveria e re e Kosovës me në krye kryeministrin e ri, Avdullah Hoti.

Ndonëse Hoti u vendos në zyrën e kryeministrit pa një ceremoni të pranim-dorëzimit në bazë të një protokolli të paraparë shtetëror, Bashkimi Evropian dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë e kanë uruar formimin e qeverisë së re.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka mirëpritur votimin e Qeverisë së re të Kosovës, por nga ana tjetër e ka cilësuar shqetësuese presionin që është bërë ndaj deputetëve. ”Shpresoj që qeveria e re do të mund të zbatojë reforma të reja dhe të punojë për një Kosovë më të mire.

Disa burime kanë thënë se presidenti Hashim Thaçi ka vizituar personalisht disa deputetë të kuvendit, pa votat e të cilëve nuk do të mund të zgjidhej qeveria. Nëse këto pretendime janë të vërteta, ky është një sinjal i keq që tregon se roli i parlamentit është minuar, e që një gjë e tillë është e garantuar edhe me Kushtetutë. Si një pjesëtare e parlamentit, për mua është e papranueshme që anëtarëve të parlamentit, të zgjedhur në mënyrë demokratike, t'iu bëhet presion”, shkruan Viola von Cramon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093858242034912
array(1) { ["section"]=> string(112) "qeveria-e-re-raportuesja-per-kosoven-e-shqetesuar-presion-ndaj-deputeteve-ka-sinjale-te-keqija-qe-e-plote-208998" }