Qeveria franceze hedh në treg aplikacionin që do njoftojë tifozët për sulmet terroriste

Publikuar tek: bota, më 16:45 08-06-2016 Qeveria franceze hedh në treg aplikacionin që do njoftojë tifozët për sulmet terroriste

Lajmërohu direkt me anë të telefonit në rast të sulmeve terroriste.

Qeveria franceze njoftoi sot me rastin e Euro2016 (10 qershor-10 korrik), një aplikacion që paralajmëron brenda 15 minutave popullatën në rast të një sulmi terrorist.

“I emërtuar ‘SAIP’ sistemi i alarmit dhe i informimit të popullatës, ky aplikacion është tashmë në dispozicion falas në gjuhën frënge dhe angleze”, njoftoi Ministria e Brendshme franceze, që shtoi se ky aplikacion kompleton tërësinë e mekanizmave paralajmërues si sirena apo udhëzues të forcave të rendit.

Ky aplikacion i mundëson çdokujt të lajmërohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në telefonin smartfon, në rast të një dyshimi për sulm apo ngjarjeje të jashtëzakonshme, sulmi bërthamor ose rreziku që kërcënon territorin.

13407716_10208165884643923_1800594846_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037797927856445
array(1) { ["section"]=> string(93) "qeveria-franceze-hedh-ne-treg-aplikacionin-qe-do-njoftoje-tifozet-per-sulmet-terroriste-42864" }