Qeveria gjermane akuzon qeverinë turke se mbështet grupet terroriste në Siri

Publikuar tek: bota, më 14:14 17-08-2016 Qeveria gjermane akuzon qeverinë turke se mbështet grupet terroriste në Siri

Një raport i qeverisë gjermane akuzon qeverinë turke se mbështet grupet terroriste në Lindjen e Mesme.

Dokumenti është marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë dhe thotë se qeveria e presidentit turk Erdogan, po përkrah grupet terroriste të Hamasit në Palestinë, Myslimanët në Egjipt dhe grupet islamike që luftojnë në Siri.

Ky raport, ka dalë në shesh pasi partia e ekstremit të djathtë Die Linke i ka bërë një kërkesë konfidenciale Parlamentit Gjerman, dhe raporti është publikuar televizionin publik gjerman, ARD.

“Shprehja e solidaritetit dhe mbështetja e aksioneve nga Presidenti Erdogan për vëllazërinë e myslimanëve, Hamasin dhe për opozitën e armatosur në Siri nënkupton mbështetjen e tyre ideologjike me këto organizata”, citon ARD raportin e qeverisë gjermane.

Kjo është hera e parë që qeveria e Gjermanisë ka bërë një lidhje direkte të Turqisë me Hamasin, një organizatë kjo që është listuar si terroriste nga Bashkimi Europian dhe SHBA.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018567085266113
array(1) { ["section"]=> string(82) "qeveria-gjermane-akuzon-qeverine-turke-se-mbeshtet-grupet-terroriste-ne-siri-50001" }