Qeveria gjermane dha votën për Shqipërinë, Gazment BARDHI: Rama gënjeu për herë të tretë, 9 kushtet janë lajm i mirë për ne (MESAZHI)

Publikuar tek: politike, më 21:05 24-09-2019 Qeveria gjermane dha votën për Shqipërinë, Gazment BARDHI: Rama gënjeu për herë të tretë, 9 kushtet janë lajm i mirë për ne (MESAZHI) Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi shfrytëzoi aprovimin e qeverisë gjermane për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë për të sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Sipas Bardhit, propaganda e qeverisë socialiste nuk garanton hapjen e bisedimeve për BE. Zyrtari i lartë i PD-së mendon se nëse nuk plotësohen 9 kushtet e vendosura nga Gjermania, ku midis tyre kërkohen votimi dhe implementimi i Reformës Zgjedhore, ndëshkimi i personave që kanë kryer vjedhje votash etj, Shqipëria e ka të humbur betejën për të bindur Gjermaninë dhe vendet e BE-së për nisjen e bisedimeve.

Këto kushte, sipas Bardhit, janë rruga më e mirë për të garantuar hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Postimi Gazment Bardhit:
Edi Rama gënjen shqiptarët për të treten herë rradhazi për negociatat.

Bundestagu ka shprehur vullnetin e ditur prej kohësh për t’i hapur negociatat me Shqipërinë, por nuk ka autorizuar qeverinë gjermane të përcaktojë një datë për nisjen e tyre, siç ka bërë me Maqedoninë e Veriut.

Shqipëria duhet të plotësojë 9 kushte, në mënyrë që të nisë realisht bisedimet e anëtarësimit për në Bashkimin e Europian. Çdo gjë tjetër që u thuhet shqiptarëve nga Edi Rama, Taulant Balla dhe klonë të tjerë të Ramës është gënjeshtër, është mashtrim, është propagandë!

Mashtrimet e Edi Ramës nuk i hapin dot negociatat! Europa na pranon me standarde dhe jo me propagandë e mashtrime!

Lajmi i vërtetë i mirë nga Bundestagu është se ai njeh krizën e rëndë në Shqipëri dhe kërkon zgjidhjen e saj për të mos dëmtuar negociatat.

Lajmi i vërtetë i mirë është që Bundestagu kërkon zgjedhje të lira e të ndershme, kërkon ndëshkimin e atyre që vodhën zgjedhjet dhe kërkon vendim urgjent nga Gjykata Kushtetuese për ligjshmërinë ose jo të 30 Qershorit.

Lajmi i vërtetë i mirë është që Bundestagu kërkon një sistem drejtësie të pavarur dhe funksional, në mënyrë që të nisin negociatat. Kërkon ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës se Lartë, SPAK-ut, që të futen në burg zyrtarët e lartë dhe politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin.

Sot nga Bundestagu kishte 9 lajme të mira, të cilat janë rruga e vetme që i hapin Shqipërisë negociatat në të ardhmen.

Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Edi Rama dhe krimi i organizuar që qeverisë me të, nuk mund ta marrin peng Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029752016067505
array(1) { ["section"]=> string(135) "qeveria-gjermane-dha-voten-per-shqiperine-gazment-bardhi-rama-genjeu-per-here-te-trete-9-kushtet-jane-lajm-i-mire-per-ne-mesazhi-179666" }