Qeveria gjermane: Shtyhet takimi Kosovë-Serbi në Paris

Publikuar tek: rajon, më 14:31 21-06-2019 Qeveria gjermane: Shtyhet takimi Kosovë-Serbi në Paris

Qeveria gjermane  ka konfirmuar për Deutsche Welle, se është shtyrë pa afat takimi Kosovë-Serbi në Paris.

 

Në përgjigjen e shkurtër për DW një zëdhënëse e qeverisë gjermane, thuhet ndër të tjera edhe se Gjermania dhe Franca do të jetë edhe më tej në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë.

Në lidhje me takimin e punës së zhvilluar më 19 qershor në Berlin me përfaqësues të Serbisë, Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe BE-së, zëdhënësja nuk donte të jepte sqarime.

Sakaq, më herët në media kosovare kishte raporutar për një takim të zhvilluar në Berlin për të përgatitur terrenin për takimin e Parisit. Sipas tyre, shkaku i shtyrjes së takimit është mospranimi i Kosovës për pezullimin e taksave doganore ndaj Serbisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.33289909362793
array(1) { ["section"]=> string(60) "qeveria-gjermane-shtyhet-takimi-kosove-serbi-ne-paris-169141" }