Qeveria i kalon 46 milionë lekë të vjetra Akademisë së Shkencave, do bëjë kërkime dhe studime për Covid-19

Publikuar tek: aktualitet, më 17:36 28-10-2020 Qeveria i kalon 46 milionë lekë të vjetra Akademisë së Shkencave, do bëjë kërkime dhe studime për Covid-19

Këshilli i Ministrave ka vendosur shtimin e 46 milionë lekëve të vjetra për buxhetin e Akademisë së Shkencave.

Në VKM-në e publikuar sot bëhet e ditur se ky buxhet do të shërbejë për mbulimin e shpenzimeve për projektet studimore dhe kërkimore lidhur me COVID-19.

Kjo shifër do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE:

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2020, MIRATUAR PËR AKADEMINË E SHKENCAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936/2016, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Akademisë së Shkencave, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, i shtohet fondi prej 4 600 000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për mbulimin e shpenzimeve për projektet studimore dhe kërkimore lidhur me COVID-19.

Efekti financiar prej 4 600 000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekësh përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Akademia e Shkencave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

akademia.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjuetari tirons sfidon shtetin, shfaros thëllëzat e malit në Korçë: Kam ble ene armë të re, këtu qeka plot (Video)
OBSH flet me numra, Covid-19 ‘infekton’ Europën, më shumë se 2 mln brenda një jave »
Article Logic
Execution time: 0.0099220275878906
array(1) { ["section"]=> string(112) "qeveria-i-kalon-46-milione-leke-te-vjetra-akademise-se-shkencave-do-beje-kerkime-dhe-studime-per-covid-19-225528" }