'Qeveria ime dhuroi një milion euro', kryeministri i Kroacisë nga konferenca: Ndihma do jetë në bazë të nevojave

Publikuar tek: politike, më 16:25 17-02-2020 'Qeveria ime dhuroi një milion euro', kryeministri i Kroacisë nga konferenca: Ndihma do jetë në bazë të nevojave

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç i pranishëm në konferencën e donatorëve që po mbahet në Bruksel, e organizuar nga KE për tërmetin tragjik të 26 nëntorti që goditi Shqipërinë, ka theksuar se ndihma do të jetë në bazë të nevojave.

Sakaq gjatë fjalës së tij Plenkoviç bëri me dije se javën që shkoi qeveria e tij dhuroi një milion euro për tu përdorur në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.

Sipas tij realizimi i kësaj konference tregon se BE është efikase në zbatimin e koncepteve të tij dhe se aktualisht ka zhvilluar një bashkëpunim të madh me Shqipërinë.

“Populli i Shqipërisë u godit nga një tërmet i tmerrshëm ku u mori jetën disa personave. Realizimi i kësaj konference tregon se BE është efikase në zbatimin e koncepteve të tij. BE ka zhvilluar një bashkëpunim të madh me Shqipërinë.

Kur mësuam për tërmetin ne menjëherë dërguan trupa për të ndihmuar në shpëtimin e personave që ishin të goditur nga tërmeti. Dy ditë më pas vendi im çoi ndihma, batanije, ushqime etj.

Javën që shkoi qeveria ime dhuroi një milion euro për tu përdorur në fushën e shëndetësisë dhe arsimit. Ndihma jonë do të jetë në bazë të nevojave, ne jemi këtu që të ndihmojnë njëri tjetrin”, ka thënë Plenkoviç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074179172515869
array(1) { ["section"]=> string(115) "qeveria-ime-dhuroi-nje-milion-euro-kryeministri-i-kroacise-nga-konferenca-ndihma-do-jete-ne-baze-te-nevojave-195511" }