'Qeveria ka nevojë për opozitë demokratike' zbardhet POROSIA e PD pas deklaratës së Borchard

Publikuar tek: aktualitet, më 14:40 22-05-2019 'Qeveria ka nevojë për opozitë demokratike' zbardhet POROSIA e PD pas deklaratës së Borchard

Zbardhet porosia e Partisë demokratike, pas deklaratës së ambasadorit të OSBE, Bernd Borchard i cili tha se qeveria ka nevojë për opozitë demokratike.

Sipas News 24, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka thënë të mos bëhet asnjë koment nga ana e ish-deputetëve demokratë lidhur me deklaratat e Borchard.

Sipas Bardhit, deklarata e ambasadorit është diversion i pastër dhe u bë për të tërhequr vëmendjen.

'Asnjë  koment për deklarata e Borchard. Është diversion i pastër për të larguar vëmendjen  nga kriza politike dhe shkaqet e saj. Beteja jonë nuk është as me Borchardtdhe as me Spiropalin. Por me Edi Ramën dhe bandën në pushtet', shkruhet në mesazhin e sekretarit të PD-së, drejtuar ish-deputetëve.'

'Ne vazhdojmë t’u themi atyre që janë brenda dhe jashtë parlamentit – dhe këtë e përforcojmë me punën tonë këtu – se qeveria ka nevojë për opozitë demokratike më serioze dhe më efektive. Qeveria ka nevojë të sfidohet dhe kritikohet; ajo ka nevojë të shtyhet drejt reformave që synojnë shqiptarët', tha Borchard në deklaratën e tij.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021065950393677
array(1) { ["section"]=> string(97) "qeveria-ka-nevoje-per-opozite-demokratike-zbardhet-porosia-e-pd-pas-deklarates-se-borchard-165284" }