Qeveria ka vendosur të legalizojë 60 mijë ndërtime në vend, të cilat ishin parashikuar të shembeshin. Të gjithë shqiptarët që kanë ndërtuar objekte deri në 27 qershorin e 2014-s do të përfitojnë nga ky vendim i qeverisë. Përfitojnë nga ky vendim edhe shqiptarët që nuk e kanë bërë procesin e aplikimit për legalizim.
Llojet e ndërtimeve që do të legalizohen janë ato me funksione banimi, ekonomike, social-kulturore dhe që janë në zotërim të personave juridikë të regjistruar.
Ndërtimet që do të legalizohen, të tipit banesa, duhet të jenë deri në trefishin e sipërfaqes së ndërtimit dhe jo më e madhe se 500 metër katrorë. Ligji i mëparshëm përcaktonte që të drejtën për të legalizuar ndërtimet e kishin ata që kishin ndërtuar para datës 1 janar 2009.