Qeveria mbyll klubet e natës në orën 22:00, londinezët festojnë në rrugë

Publikuar tek: bota, më 18:14 27-09-2020 Qeveria mbyll klubet e natës në orën 22:00, londinezët festojnë në rrugë

Qindra të rinj dhe të reja në Londër kanë thyer urdhrin e qeverisë për t’u grumbulluar pas orës 22:00.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë se të rinjtë nuk e kanë çuar dëm fundjavën, pavarësisht se lokalet dhe klubet e natës u mbyllën, pasi hynë në fuqi rregullat e reja në kuadër të luftës kundër koronavirusit.

Disa me pije në duar, turmat kanë qëndruar për disa minuta në mes të rrugëve, ndërsa edhe stacionet e trenave ishin të tejmbushur.

Shumë të rinj janë shprehur kundër këtyre rregullave, duke paralajmëruar se qeveria parashikon ta rikthejë Londrën në karantinë të plotë nga java tjetër.

sdfrgrdegdegxdfg4.jpg

sdgfwergwwerhh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010754108428955
array(1) { ["section"]=> string(78) "qeveria-mbyll-klubet-e-nates-ne-oren-22-00-londinezet-festojne-ne-rruge-221867" }