QEVERIA “merr në mbrojtje” Bollinon, ironizon gazetari i njohur: Ministrat e Ramës u vunë në “NJËSH-KOLLONË”, më etike të mbrohej gazetari…(E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 16:20 26-10-2020 QEVERIA “merr në mbrojtje” Bollinon, ironizon gazetari i njohur: Ministrat e Ramës u vunë në “NJËSH-KOLLONË”, më etike të mbrohej gazetari…(E PLOTË) Ilir Meta, Carlo Bollino, Edi Rama

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ironizon me reagimet e ministrave të Edi Ramës, që mbushën rrjetet sociale me postime ku dënonin “sulmin e presidentit Ilir Meta” ndaj botuesit të njohur Carlo Bollino dhe medias së tij.

Gazetari Hoxha thotë se s’kishte ndodhur më parë një gjë e tillë, që ministrat e Ramës, të vendosen, jo në rresht për një e as për dy, por në “njësh-kollonë” për të mbrojtur Bollinon.

Hoxha thotë se do të ishte më e drejtë, etike por edhe e ndershme që në raste të tilla të merret në mbrojtje gazetari, në këtë rast ai që kreu investigimin për nënshtetësitë e dhëna nga Meta”, dhe jo pronari i medias.

Ai shton se edhe për një media, duhet të jetë e sikletshme, kur merret në mbrojtje kaq hapur nga qeveria.

LEXO EDHE: E GJITHË QEVERIA në mbrojte të BOLLINOS, ministrat e Ramës HIDHEN NË SULM ndaj Metës dhe dënojnë sjelljen e tij: DISTANCOHEMI...(AKUZAT, si nisi përplasja)

Shkrimi i plotë i gazetarit Hoxha:

E kam parë qeverinë Rama, në rresht për një, në rresht për dy apo dhe në rresht për tre.

Por nuk e kisha parë në këto 7 vite, asnjëherë në NJËSH-KOLLONË, në mbrojtje të pronarit të një media.

Identike si qeveria Berisha, pas vrasjeve në bulevardin “Deshmorët e Kombit” të 4 protestuesve pas ngjarjeve të 21 janarit 2011...

Nuk besoj se është e favorshme për një media, kushdo qoftë ajo, kur gjithë qeveria, nga kryeministri, zëdhenesi i tij, apo ministrat me radhë, vihen në njesh-kolonë për ta mbrojtur, pavarsisht se nga vjen kërcënimi...

Në fakt, mendova se do ishte më e drejtë, më e ndershme dhe më etike, të mbrohej gazetari dhe kolegu Adriatik Doçi, i cili ka publikuar investigimin për dekretet e shtetësive, të dhëna nga presidenti Meta.

Mesa duket “ATA” lartë mendojnë, se “fjala e lirë” mbrohet me shume kur merr ne mbrojtje pronarin, qe eshte qytetar dhe ka pasaporte te nje vendi te BE-se, jo gazetarin qe ka bere shkrimin dhe ka vetem pasaporte shqiptare...

Sulmet, kercenimet, shantazhet apo presionet ndaj nje gazetari, nje media, pronarit te saj apo familjes se tij, jane padyshim nje akt i denueshem qe cenon rende lirine e medias dhe e mbeshtet kushdo nga ne...

Por kur disa gazetare, disa media, disa pronare mediash, here i merr ne mbrojtje Kryeministri dhe qeveria, apo here i merr ne mbrojtje presidenti dhe opozita, liria e medias ne kete vend, eshte seriozisht e kercenuar... 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kodi Zgjedhor në “Venecia”, reagon reporteri për Shqipërinë në PE: Parlamenti dhe kryeministri Rama duhet të presin
»
Article Logic
Execution time: 0.012045860290527
array(1) { ["section"]=> string(146) "qeveria-merr-ne-mbrojtje-bollinon-ironizon-gazetari-i-njohur-ministrat-e-rames-u-vune-ne-njesh-kollone-me-etike-te-mbrohej-gazetari-e-plote-225225" }