Qeveria shqiptare ka miratuar sot në mbledhjen e saj heqjen e vizave për 9 vende, të cilat mund të hyjnë në territorin shqiptar lirshëm.
Vendimi parashikon që shtetasit e Rusisë, Arabisë Saudite, Bjellorusisë, Gjeorgjisë, Katarit, Omanit, Tajlandës, Kinës dhe Bahrejnit të hyjnë në territorin shqiptar vetëm me anë të një pasaporte, nga data 1 prill deri më 31 tetor të po këtij viti.
Marrja e këtij vendimi ka ardhur si nevojë e rritjes së turizmit në vendin tonë, duke iu ngarkuar si detyrë Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme.