Një tjetër shtet i shtohet listës së vendeve ku shqiptarët mund të udhëtojnë të lirë.
Në fletoren zyrtare është botuar sot vendimi i Këshillit të Ministrave për heqjen e vizave mes El Salvadorit dhe Shqipërisë.
“Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së El Salvadorit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme”, thuhet në vendimin e qeverisë.
El Salvadori është shteti më i vogël dhe më i populluar i Amerikës Qendrore. Kryeqytet ka San Salvadorin.