Qeveria miraton edhe 5,191 paga lufte për qershorin, ja kush përfiton

Publikuar tek: politike, më 17:35 12-08-2020 Qeveria miraton edhe 5,191 paga lufte për qershorin, ja kush përfiton Kryeministri Edi Rama

Qeveria shqiptare ka miratuar dhënien e një pakete tjetër ndihme financiare për të prekurit nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Bëhet fjalë për 5,191 paga të ashtuquajtura “lufte” që do t’i përfitojnë punonjësit dhe të larguarit nga puna në sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve.

Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku sqaron se efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR.

Postimi i plotë i Ramës:

SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor

QEVERIA SHQIPTARE miraton:

+5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!

Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)

dgtrerye454h4hh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012349843978882
array(1) { ["section"]=> string(75) "qeveria-miraton-edhe-5-191-paga-lufte-per-qershorin-ja-kush-perfiton-216923" }