Qeveria në Itali drejt rënies, Matteo Salvini bën njoftimin e rëndësishëm: Maxhoranca nuk ekziston më, vendi në zgjedhje të parakohshme  

Publikuar tek: bota, më 19:47 08-08-2019 Qeveria në Itali drejt rënies, Matteo Salvini bën njoftimin e rëndësishëm: Maxhoranca nuk ekziston më, vendi në zgjedhje të parakohshme   Ministri i Brendshem italian, Matteo Salvini

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm  italian, Matteo Salvini ka bërë gjatë mbasdites së sotme një njoftim të rëndësishëm për mediat.

Me anë të një note zyrtare të shpërndarë për mediat, Salvini ka lajmëruar se Italia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas ministrit të Brendshëm italian, tashmë maxhoranca nuk ekziston më dhe zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e parakohshme.

Salvini theksoi se italianëve u duhet një siguri dhe një qeveri që të marrë vendime të guximshme. Ai shtoi se është e kotë që të vazhdojë të ecë së bashku me aleatët e koalicionit mes grindjeve dhe përgjigjeve negative të këtyre javëve të fundit dhe se tashmë fjalën e kanë votuesit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01206111907959
array(1) { ["section"]=> string(139) "qeveria-ne-itali-drejt-renies-matteo-salvini-ben-njoftimin-e-rendesishem-maxhoranca-nuk-ekziston-me-vendi-ne-zgjedhje-te-parakohshme-174757" }