Qeveria nuk e ndihmoi të gjente punë, dentisti djeg diplomën

Publikuar tek: bota, më 18:05 17-05-2016 Qeveria nuk e ndihmoi të gjente punë, dentisti djeg diplomën

Hafr Al-Batin në mënyrë demonstrative ka djegur diplomën e tij dentare përpara ambienteve të Ministrisë së Shërbimit Civil në Arabinë Saudite. I riu u shpreh se e kreu aktin për arsye se nuk mund të gjente një punë në shtet, pavarësisht se është i gatshëm të bëj çdo gjë.

“Kam shpenzuar 7 vite për t’u diplomuar”, deklaroi Al-Batin për mediat lokale.

Ai ka aplikuar në disa ministri, por asnjëra prej tyre nuk i ka hapur dyert për t’u punësuar.

“Askush nuk më punëson sepse u vjen turp të marrin për punë të rëndomtë një doktor. Por tani që dogja diplomën, do u kërkoj të më punësojnë në bazë të diplomës së shkollës së mesme”, u shpreh ai.

Dentisti tha se nuk ka mundësi për të përballuar financiarisht muajn e Ramazanit që po afron, ndaj dhe kërkon me ngulm të punësohet.

Sipas Arab News, në të gjithë vendin janë 4000 dentistë të papunë, ndërkohë që numri i doktorëve të huaj arrin deri në 3500. Në bazë të ligjit të miratuar nga qeveria, të huajt e punësuar në Arabinë Saudite duhet të zëvendësohen nga të papunët vendas, por ky rregull nuk zbatohet shpesh. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023030996322632
array(1) { ["section"]=> string(65) "qeveria-nuk-e-ndihmoi-te-gjente-pune-dentisti-djeg-diplomen-40731" }