Qeveria nuk ndryshon sistemin zgjedhor, policia përplaset dhunshëm me qytetarët

Publikuar tek: bota, më 18:17 18-11-2019 Qeveria nuk ndryshon sistemin zgjedhor, policia përplaset dhunshëm me qytetarët Protesta e sotme në Gjerogji

Mijëra protestues u mblodhën sot para parlamentit të Gjeorgjisë për të demonstruar kundër refuzimit të qeverisë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Duke parë përshkallëzimn e protestës, forcat e policisë shpërndanë protestuesit me gaz lotsjellës, por duke goditur me shkopinj gome.

Opozita e vendit ka kërkuar që të shpallen menjëherë zgjedhjet e parakohshme. Shumë qytetarë akuzojnë partinë në pushtet ''Ëndrra'' se ka pëfituar në mënyrë të padrejtë nga sistemi aktual elektoral.

Mediat europiane akuzojnë ish-kryeministrin Bidzina Ivanshvili (kryetar i partisë në pushtet) se po përndjek në mënyrë të paligjshme kundërshtarët politikë dhe se ka uzurpuar mediat duke krijuar një sistem të korruptuar që favorizon interesat e ngushta të tij dhe të njerëzve të rrethit të afërt.

Ndërkohë, në vend po krijohet një front i gjerë kundër qeverisë, e cila refuzoi në seancën e fundit ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022470951080322
array(1) { ["section"]=> string(85) "qeveria-nuk-ndryshon-sistemin-zgjedhor-policia-perplaset-dhunshem-me-qytetaret-186337" }