'Qeveria nuk po jep pagat e luftës', Tabaku: Janë shpërndarë vetëm 10.8 milionë euro për krizën

Publikuar tek: politike, më 13:59 24-04-2020 'Qeveria nuk po jep pagat e luftës', Tabaku: Janë shpërndarë vetëm 10.8 milionë euro për krizën Jorida Tabaku

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka akuzuar qevernë se nuk po jep pagat e luftës, ndërsa shprehet se deri më tani janë shpërndarë vetëm 10.8 milionë euro për krizën.

Ajo shprehet se shifrat e marra nga të dhënat e thesarit, tregojnë se mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po i marrin pagat, ndërsa bizneset po falimentojnë sepse nuk u është aprovuar ndihma financiare.

"Kjo krizë ka nxjerre në pah të vërtetat e keqqeverisjes së Ramës dhe paaftësisë së tij për të menaxhuar situatën. Por sot koha nuk pret. Sot gënjeshtrat dhe mashtrimet janë të pafalshme sespe ato kushtojnë shtrenjtë. Qytetarët dhe bizneset duhet të marrin menjëherë lekët që ju takojnë", thotë ndër të tjera Jorida Tabaku.

Statusi i plotë:

 Qeveria nuk paguan lekët- gënjeshtra dhe premtime boshe për njerëzit

Qeveria po gënjen çdo ditë për ndihmën ndaj biznesit, kur e vërteta është që biznesi nuk sheh asnjë lek në llogarinë e tij. Ato fonde të pakta të vendosura për situatën e krijuar nga virusi nuk po shpërndahen nga qeveria.

Sipas të dhënave të thesarit (që mund të gjenden në faqen e open data) qeveria ka disburusar VETËM 10.88 mln euro nga paketat e saj për biznesin e vogël.

Kjo do të thotë që mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po marrin pagat e tyre. Biznese që falimentojnë nuk po e marrin ndihmën financiare, familje pa të ardhura nuk po marrin asnjë lekë për të mbijetuar.

Biznesi dhe punonjesit duhet të shpëtohen dhe të ndihmohen nga kjo situatë pandemie sespe kostoja e falimentimit të tyre do të jetë shumë më e lartë për gjithë ekonominë tonë.

Transparenca në shpërndarjen e fondeve, rialokimi i milionave eurove të PPP te buxheti për COVID-19 janë thelbësore për të shpëtuar ekonominë nga falimenti përgjithshëm.

Kjo krizë ka nxjerre në pah të vërtetat e keqqeverisjes së Ramës dhe paaftësisë së tij për të menaxhuar situatën. Por sot koha nuk pret. Sot gënjeshtrat dhe mashtrimet janë të pafalshme sespe ato kushtojnë shtrenjtë. Qytetarët dhe bizneset duhet të marrin menjëherë lekët që ju takojnë.

94436847_3074000669354544_1281159044697948160_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009800910949707
array(1) { ["section"]=> string(98) "qeveria-nuk-po-jep-pagat-e-luftes-tabaku-jane-shperndare-vetem-10-8-milione-euro-per-krizen-203849" }