Qeveria nxjerr në shitje 30% të aksioneve në kompaninë Euroteorema për 531 mijë euro (Kur hapet ANKANDI)

Publikuar tek: ekonomi, më 12:50 12-04-2017 Qeveria nxjerr në shitje 30% të aksioneve në kompaninë Euroteorema për 531 mijë euro (Kur hapet ANKANDI)

Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike (DDPP) në Ministrinë e Financave ka nxjerrë në shitje 30% të aksioneve në kompaninë Euroteorema kundrejt vlerës 72,8 milionë lekë (531 mijë euro).

Kompania ushtron aktivitet ndërtues, transport mallrash brenda dhe jashtë vendit dhe është një nga kompanitë më të mëdha në vend në ndërtimin e autostradave.

Ankandi do të zhvillohet më 25 prill në orën 10:00 në ambientet e DDPP-së.

Në njoftimin e ankandit thuhet se në këtë kompani me kapital të përbashkët, pjesa prej 70% zotërohet nga ortakët joshtetërorë. Për pjesën tjetër që është në pronësi të shtetit, ministri e Financave fton të gjithë personat fizikë dhe juridikë që janë të interesuar për blerjen e këtyre aksioneve.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë një kërkesë me shkrim dhe të dhënat mbi identitetin dhe adresën e banimit.

Në vitin 2014, kompania realizoi një xhiro vjetore prej 1.4 miliardë lekësh gati me katërfishim me vitin paraardhës, teksa fitimi ishte mbi 220 milionë lekë. Ekstrakti historik i kompanisë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të biznesit nuk është freskuar me të dhënat e bilancit për vitin 2015.

Euroteorema sh.p.k u krijua në vitin 1993 nga një grup sipërmarrësish me përvojë inxhinierike në ndërtim me misionin për të vepruar jashtë shtetit në sektorët e ndërtimit civil, industrial dhe infrastrukturë, me anë të zotërimeve të kompanive lokale, në mënyrë që të krijojë një grup operativ ndërkombëtar.

Kompania është nga më të mëdhatë në sektorin e ndërtimit të rrugëve dhe sidomos të veprave me fonde publike. Në sektorin publik, ajo ka ndërtuar autostrada, ura dhe rikonstruksione në Porte dhe hekurudha. Gjithashtu, kompania ka ndërtuar edhe objekte në sektorin privat kryesisht fabrika për bizneset.

Monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024681806564331
array(1) { ["section"]=> string(107) "qeveria-nxjerr-ne-shitje-30-te-aksioneve-ne-kompanine-euroteorema-per-531-mije-euro-kur-hapet-ankandi-74926" }