'Qeveria pezullon prokurimet publike', Basha: Vendim i mirëpritur, por i vonuar. Duhet të anulohen të gjitha PPP

Publikuar tek: politike, më 15:25 01-04-2020 'Qeveria pezullon prokurimet publike', Basha: Vendim i mirëpritur, por i vonuar. Duhet të anulohen të gjitha PPP Lulzim Basha

Në një videokonferencë online me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se sot qeveria ka njoftuar përmes APP pezullimin e prokurimeve publike që nuk lidhet me emergjencën e COVID-19, një kërkesë kjo e përsëritur disa herë prej opozitës në kushtet ku ndodhet vendi.

“I kam kërkuar qeverisë të anulojë cdo procedurë prokurimi që nuk lidhet me emergjencën e COVID -19. Sot mësuam, nga APP se qeveria ka vendosur anulimin e prokurimeve, uroj të jetë një lajmi i vërtetë. Më mirë vonë se kurrë. I kërkoj qeverisë ta kthejë në vendim të qartë e të prerë. Sot emergjenca është menaxhimi i situatës mjekësore. Tenderat abuzivë, që nuk shkojnë për shëndetësinë dhe familjet në nevojë, duhet të anulohen me vendim qeverie. Vendimi i shpallur sot në fletoren zyrtare është i mirëpritur. Ky hap nëse zbatohet ashtu siç është shpallur, do t’i kursejë shqiptarëve 200 milionë euro. Unë dua të shtroj sot dy gjëra të qarta dhe të thjeshta.

Së pari, transparencë totale në zbatimin e këtij vendimi. Opozita, ftoj edhe median, që ky vendim të monitorohet dhe të mos abuzohet.

Së dyti, çdo procedurë prokurimi duhet të jetë transparente. Siç ëshë rasti i kompanisë maqedonase eurovia, që e fitoi tenderin 1.5 milionë euro, vetëm gjashtë ditë pasi regjistro në aktivitetinn e saj import-eksport ushqimesh. Kanë zgjedhur një kompani kompjuterash për t’i dhënë 1.5 mln euro për ushqimet.

Hapi i sotëm i kërkuar për më shumë se tre javësh nga ne, duhet të shoqërohet me anulimin e koncesioneve dhe pagesave për PPP. Shqiptarët sot po përballen me vështirësi të mëdha. Shumë kanë mbetur pa punë. Kërkojmë menjëherë një paketë të plotë ekonomike. Është e pafalshme që tre javë pas propozimit tonë, Shqipëria të mjaftohet me një paketë ekonomike sa 1/3 e Kosovës. 65 mln euro me 170 mln euro. Ky është krahasimi mes 2 vendeve të një kombi. Duhet të anulohen PPP dhe koncesionet. Duhet të mbështeten kategoritë që kanë mbetur pa mbështetje. Çfarë do të bëhet me qindra të papunë që nuk janë pjesë e mbështetjes sociale. Çfarë do të bëhet me mijëra ambulantë? Si do të ushqehen ata, kur qeveria e ka ndaluar aktivitetin e tyre. Po me fermerët që kanë mbyllur aktivitetin? Plani që ne i kemi paraqitur qeverisë është i zbatueshëm. Sot e përshëndes në emrin tim dhe të opozitës së bashkuar. Tani duhet të hidhen hapa të tjerë mbi anulimin e koncesioneve të tjera. Ne kemi një qëllm; të bëjmë gjithçka për të mirën e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Planet në letër nuk haen, nuk pihen, nuk ndihmojnë të moshuarit, as fëmijët e sëmurë, as kryefamiljarët. Duhet që qeveria të veprojë. Të shpalli një plan konkret dhe të plotë ekonomik e social", tha Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009382963180542
array(1) { ["section"]=> string(115) "qeveria-pezullon-prokurorimet-publike-basha-vendim-i-mirepritur-por-i-vonuar-duhet-te-anulohen-te-gjitha-ppp-200932" }