‘Qeveria s’ka vullnet për të ndihmuar bizneset gjatë pandemisë’, Malaj: Situata është si në 1997

Publikuar tek: ekonomi, më 18:16 01-12-2020 ‘Qeveria s’ka vullnet për të ndihmuar bizneset gjatë pandemisë’, Malaj: Situata është si në 1997 Arben Malaj

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka bërë një analizë të situatës që po kalon ekonomia shqiptare për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinon’ në ‘Neës24’ Malaj u ndal tek raporti i FMN, i cili thekson se vendi ynë ka dhënë kontribut të pakët ndaj bizneseve, ndërsa ai theksoi se qeveria nuk ka vullnet që të ofrojë zgjidhje.

Sipas tij, në këtë periudhë është rritur deficiti dhe borxhi, duke e krahasuar me situatën që kaloi vendi gjatë vitit të mbrapsht 1997.

Pyetje: Raporti i FMN, aty thuhet se Shqipëria ka dhënë kontributin më të paktë në ndihmë të biznesit. Si e shihni këtë raport?

Malaj: Raporti rivlerëson shqetësimet që janë ngritur në vend, domosdo nga opozita. Grupet e prekura dëmtohen. Qeveria mund të kishte bërë një ngadalësim të kësteve për partnerët publike-private preferenciale dhe të jepte mbështetje për të varfrit, të papunës, pensionistet. Do të ishte zhgënjim i madh nëse në fund të këtij viti mos të jepej një ndihmë prej 2 mijë lekësh. Këto janë sfida se sa pozitivit do të ketë shoqëria. Kemi kalim në atë që dua ta quaj Rilindja e Oligarkisë. Ne jemi në prag të një dështimi drejt BE dhe jemi në ethet drejt fushatës. Këto oligarkia, do ta dëmtojë rëndë këtë gjë. Kjo do të rriste vështirësinë e kohezionit shoqëror.

Pyetje: Çfarë duhet të bëjë qeveria?

Malaj: Besoj se qeveria aktuale se ka vullnetin për të afruar një ndihmë për shtresat në nevojë, edhe për shkak se po arrin deficitin më të lartë që s’ka qenë që prej 97-ës. Me rritjen e borxhit apo me mospagimi i gjobave nga Gjykata e Strasburgut. Qeveria nuk do të marrë asnjë masë për të ngadalësuar partneritin publik-privat që po e dëmtojnë investimin publik dhe po krijojnë para të zezë për qëllime politike, personale apo partiake. Më dhemb kjo që them por nuk shoh vullnet nga kjo qeveri, që të kthejë kahun nga oligarkët tek njerëzit e thjeshtë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FMN publikon raportin: Covid-19 goditi ekonominë shqiptare, paketa e ndihmës për qytetarët më e ulëta në Ballkan
»
Article Logic
Execution time: 0.012969970703125
array(1) { ["section"]=> string(99) "qeveria-s-ka-vullnet-per-te-ndihmuar-bizneset-gjate-pandemise-malaj-situata-eshte-si-ne-1997-229800" }