Qeveria shkarkon nga detyra babain e Erisa Xhixhos: I paaftë fizikisht e mendërisht

Publikuar tek: politike, më 08:29 14-11-2017 Qeveria shkarkon nga detyra babain e Erisa Xhixhos: I paaftë fizikisht e mendërisht

Keshilli i Ministrave ka vendosur lirimin e Piro Xhixhos si anetar, i caktuar kryetar, i Keshillit Drejtues te Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Ne vendimin qe mban firmen e kryeministrit Rama, ministrit Gjiknuri dhe Sekretarit te Kryeministrisë Agaçi, thuhet se ky projektvendim bazohet ne nenin 116, te ligjit nr.9918, date 19.5.2008, “Per komunikimet elektronike ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar, qe parashikon se lirimi nga detyra i anetarit te AKEP-it kryhet nga Kuvendi, me propozimin e Keshillit te Ministrave. Argumentimi qe ben Keshilli i Ministrave eshte se Xhixho, babai i Erisa Xhixhos së LSI-së, e ka mbushur moshen per te dale ne pension, por ligji per komunikimet elektronike dhe postare nuk ka parashikuar ne menyre eksplicite qe nje nga rastet e lirimit/shkarkimit te anetareve te AKEP-it eshte edhe mbushja e moshes se daljes ne pension, shkruan panorama. 

Ndaj, ne vendim keshilli i ministrave thote: vleresojme se arritja e moshes se pensionit te anetarit/drejtuesit te Keshillit Drejtues te AKEP-it eshte element qe duhet interpretuar se con ne pamundesine fizike e mendore dhe qe legjitimon propozimin e Keshillit te Ministrave per te propozuar lirimin e tyre nga Kuvend.

 

argumenti.png

pamundesia-mendore.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.90167689323425
array(1) { ["section"]=> string(88) "qeveria-shkarkon-nga-detyra-babain-e-erisa-xhixhos-i-paafte-fizikisht-e-menderisht-99470" }