Po përgatitet nga qeveria shkrirja e policive bashkiakiake në të gjithë vendit, duke bërë që kompetencat dhe autoritetin për të ndërhyrë si ajo ta ketë tani e tutje Policia e Rendit. Sipas Artan Shkëmbit, policia bashkiake nuk është efikase.
Lajmin e bën publik për ‘’Panorama’’ Artan Shkëmbi, kreu i Agjencisë për Reformën Territoriale.
“Opsioni që dominon është shkrirja e saj dhe krijimi i mundësisë që Policia e Rendit të mund të zbatojë urdhrat administrativë të kryetarit të bashkisë. Gjithsesi kryetari i bashkisë ka kërkuar vazhdimisht mbështetjen e Policisë së Rendit në zbatimin e urdhrave të tij dhe në këtë aspekt përvoja eksizton e mund të institucionalizohet më tej’’, tha Shkëmbi.