Qeveria shqiptare ka miratuar sot fondin prej 50 mijë eurosh për qytetin e Tetovës, e cila u përball me një situatë të vështirë, ku i gjithë qyteti dhe zonat përreth u përfshin nga përmbytjet masive.
Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cila e ka konsideruar këtë veprim si një solidarizim dhe përkrahje vëllazërore për Tetovën.
“Solidarizim dhe përkrahje vëllazërore për Tetovën. Sot miratuam fondin prej 50.000 euro në ndihmë të përballimit të situatës emergjente në Tetovë”, shkruan Bushati në facebook.
Si pasojë e përmbytjeve 5 persona humbën jetën në rajonin e Tetovës.